Qeveria në Bullgari
Kryeministri Hashim Thaçi ka vendosur që të gjithë ministrat e sektorit të zhvillimit ekonomik t’i largojë për disa ditë nga Kosova, për të hartuar një program të qartë të zhvillimit ekonomik për mandatin e dytë qeverisës.
Gjashtë ministra të Qeverisë Thaçi të dielën janë nisur për në Bullgari, ku për katër ditë do të punojnë së bashku me partnerë ndërkombëtarë për hartimin e programit të ri qeveritar.
Burime të Express brenda Qeverisë bëjnë të ditur se Kryeministri Hashim Thaçi do t’i bashkohet ekipit të tij të mërkurën.
Kjo nismë është ndërmarrë me ndihmën e Ambasadës amerikane në Prishtinë.
“Kjo ide e jona është fasilituar nga Ambasada amerikane dhe për katër ditë ne do të qëndrojmë në Bullgari për të hartuar një program të detajizuar qeverisës, për sektorin ekonomik të vendit. Në këtë proces janë të kyçur gjashtë ministra: Mimoza Kusari, Bedri Hamza, Besim Beqaj, Blerand Stavileci, Vlora Çitaku dhe Fehmi Mujota”, ka treguar për gazetën njëri nga ministrat pjesëmarrës në hartimin e programit qeverisës.
Sipas burimit të gazetës, pas përpilimit të programit në Bullgari, i njëjtë ekip do të punojë edhe disa ditë në Prishtinë për ta përfunduar këtë program, i cili do të miratohet në Qeveri dhe do të procedohet për miratim edhe në Kuvend.
“Besojmë se do të bëhet një program shumë i mirë qeverisës. Për herë të parë Qeveria bën program qeverisës bashkë me partnerët e fuqishëm ndërkombëtarë, që na ndihmojnë vazhdimisht në ngritjen e investimeve dhe kapaciteteve qeverisëse”.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...