E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria nis sot kryerjen e veprimeve financiare, ndizet sistemi kompjuterik Eglantina Nasi

Qe sot e ne vazhdim, do te fillojne te kryhen ne menyre normale te gjitha veprimet financiare te qeverise, pas nje bllokimi gati 2-javor te tyre. E kjo, per shkak te ndezjes se gjithe sistemit kompjuterik, i cili mundeson dhe ve ne levizje aktivitetin e financave ne vendin tone. Keshtu, data e sotme 31 korrik, shenon edhe nisjen zyrtare te pagesave prej Thesarit te shtetit, teksa afati kohor pergjate datave 12-30 korrik, ishte percaktuar si i domosdoshem per te realizuar “procesin teknik te instalimit te versionit te ri te Sistemit Informatik Financiar te Qeverise”. Kujtojme se ka qene vete Ministri i Financave, Ridvan Bode, ai qe publikoi dy dite para zbatimit te ketij procesi, nje udhezim te posacem lidhur me venien ne zbatim te tij. I cili sqaronte me detaje, edhe sesi paraprakisht ishte urdheruar kryerja e te gjitha veprimeve lidhur me pagat e punonjesve perpara kesaj periudhe, ne menyre qe te mos kishte asnje ngerc ne ekzekutimin e tyre ndaj kategorive respektive perfituese. Nga ana tjeter, Ministria e Financave u tregua e kujdesshme edhe per realizimin e pagesave te domosdoshme, te tilla si ato te ISSH dhe ISKSH, por edhe ato te borxhit shteteror. Per te cilat u saktesua konkretisht se gjate periudhes se lartpermendur qe sistemi kompjuterik i qeverise do te ishte i fikur, pagesat respektive do ekzekutoheshin nga Banka e Shqiperise, me urdher te ministrit te Financave.“Te gjitha veprimet e tjera, sic jane kontabilizimi i te ardhurave buxhetore te arketuara nga sistemi bankar, regjistrimi i vlerave te prokurimeve, regjistrimi i kontratave, regjistrimi i urdher-sherbimeve, ekzekutimi i raporteve, proceset e rakordimet, si dhe cdo veprim tjeter, do te kryhet pasi sistemi SIFQ te filloje perseri funksionimin e tij ne ambientet e punes reale”, citonte mes te tjerash udhezimi i ministrit Bode. Duke perfunduar me apelin ndaj institucioneve buxhetore se per periudhen 12-30 korrik, sistemi financiar do te ishte i fikur dhe nuk do te kryhej asnje proces ne te.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›