PS kerkon mbylljen e procesit zgjedhor Rozeta Rapushi
Partia Socialiste kerkon mbylljen e procesit zgjedhor brenda javes se ardhshme. Nensekretari per ceshtjet zgjedhore ne PS, Koli Bele, u shpreh dje se nuk duhet te vonohet me procesi i shpalljes se rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve dhe ndarja e mandateve. Duke akuzuar Partine Demokratike, se me menyrat e saj dhe ankimimet, po synon te mbaje peng procesin zgjedhor. Ne keto kushte, pas nje afati 3 ditor nga mbyllja e ankimimeve, qe parashikohet ne Kod, Bele nuk perjashton se do te jete Partia Socialiste ajo qe do t’i kerkoje Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ndarjen e mandateve per zgjedhjet e 23 qershorit. “Ankimimet kane mbaruar ne Kolegj. Me perjashtim te Qarkut te Lezhes, qe u shty ne menyre artificiale nga KQZ, 11 qarqet e tjera kane mbaruar procesin ankimor ne KQZ dhe ne Kolegjin Zgjedhor. KQZ brenda 3 diteve duhet te beje certifikimin. Ketu ka dale ai handikapi pasi duhen 5 anetare. Ne perllogaritjet qe kemi bere, jane duke mbaruar sot apo neser 11 qarqe dhe pas 3 ditesh, besoj se deri ne fund te kesaj jave perfundon gjithcka. Jemi pertej limiteve kohore, nese KQZ nuk merr vendim, PS do t’i drejtohet Kolegjit, i cili do te beje ate ndarjen formale te mandateve”, - u shpreh dje Bele. Sipas tij, Kolegji Zgjedhor me vendimmarrje te thjeshte, i jep fund ketij procesi. “Ndarja e mandateve eshte nje proces i thjeshte, formula, numrat dhe nje vendim. Nuk ka pengese qe keto vendime te jene ne nje dite te vetme apo dy dite. S’ka arsye qe procesi te zgjatet me tej. Fundi i kesaj jave ose fillimi i javes tjeter une besoj se procesi do te jete i perfunduar”, - vijoi Bele. Nga ana tjeter, ai komentoi edhe terheqjen e bere dy dite me pare publike nga PS per riperseritjen e zgjedhjeve ne Qarkun e Lezhes. Ashtu si Gjiknuri, edhe Bele tha se per shkak te problemeve te shumta, eshte e qarte se zgjedhjet ne qarkun e Lezhes duhet te perseriteshin, nese ceshtja do vazhdonte te gjykohej nga Kolegji. “Por do ishte e papranueshme qe kjo qeveri te vazhdonte te mbante formalisht pushtetin ekzekutiv edhe pertej dates 9 shtator, kur duhet te filloje Parlamenti dhe qeveria e re. Per keto arsye PS hoqi dore nga kerkesa per perseritjen e zgjedhjeve ne Lezhe. Perseritja e zgjedhjeve do sillte padyshim mandatin e 4 per PS dhe pse jo mandatin e 5. Sigurisht qe PS do beje nje kallezim penal”, - konfirmoi socialisti. Sipas tij, shkeljet ne kete qark jane kryer nga individe te njohur dhe te panjohur dhe do ishte mire qe organi i akuzes te hetonte thellesisht dhe gjeresisht per shkeljet, sidomos ne Qarkun e Lezhes. “Menyra se si u menaxhua e gjithe situata paszgjedhore nga KQZ ishte nga ana e shkeljes se ligjit. KQZ u perdor politikisht ne dem te procesit dhe standardeve zgjedhore. Keto jane probleme qe besoj do ti shohim ne raportin e ODIHR-it”, - nenvizoi Bele.
AFATET
“Ne perllogaritjet qe kemi bere jane duke mbaruar sot apo neser 11 qarqe dhe pas 3 ditesh, besoj se deri ne fund te kesaj jave perfundon gjithcka. Jemi pertej limiteve kohore, nese KQZ nuk merr vendim, PS do t’i drejtohet Kolegjit, i cili do te beje ate ndarjen formale te mandateve”
Ndarja e mandateve, ne doren e Kolegjit Zgjedhor
Me mbylljen e shqyrtimit te ankimimeve per qarqet me problematike si ai i Kukesit, Shkodres dhe Lezhes, tashme Kolegjit Zgjedhor i duhet edhe te shperndaje edhe mandatet e deputeteve ne te gjithe vendin. Kjo per faktin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka te pamundur ta beje nje gje te tille per shkak te mungeses se kuorumit te cilesuar prej pese votash qe duhet per kete veprim. Ne mbyllje edhe te procesit te shqyrtimit te ankimimit te mbledhur nga te gjitha forcat politike, tashme eshte ne doren e Kolegjit Zgjedhor qe te procedoje me rezultatin zyrtar te zgjedhjeve.