E Diel, 1 Nëntor 2026

Studenti i braktisur në burg, merr 4 milionë USD kompensim nga qeveria

djaliSHBA- Një student universitar në qytetin amerikan të San Diego-s ka pranuar 4.1 milionë dollarë nga qeveria e SHBA-ve, pasi ai ishte braktisur për më shumë se katër ditë në një qeli burgu, tha avokati i tij.

Daniel Chong tha se ai pinte urinën e tij për të qëndruar gjallë, u përpoq të ndërtonte një mesazh për nënën e tij në krah dhe pati halucinacione.

Ai u mbajt gjatë një bastisje të drogës në vitin 2012. Askush nuk u kthye në qelinë e tij për katër ditë. Inspektori i Departamentit të Drejtësisë është duke hetuar se çfarë ka ndodhur.

Z. Chong, tani 25 vjeç, tha se futi një lidhëse këpucësh nën derë dhe bërtiti për të marrë vëmendjen para pesë ose gjashtë personave që e gjetën atë të mbuluar me feçen e tij në qeli. Pasi Chong u shpëtua, ai kaloi pesë ditë në spital duke u shëruar nga dehidrimi, dështimi i veshkave, dhimbje dhe një gurmaz i shpuar. Ai gjithashtu humbi 7 kg.

Z. Chong ishte një nga nëntë personat e arrestuar në bastisjen e prillit të vitit 2012.  Chong, tani një student i Ekonomikut në Universitetin e Kalifornisë, thotë se ai ka në plan për të blerë një shtëpi për prindërit e tij.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›