E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria nuk arrin te plotesoje kerkesen e NATO-s per buxhetin

Ne ligjin e ri per mbrojtjen eshte caktuar 1.6 e GDP-se

Shqiperia tashme ka nje telash te ri me NATO-n. Kete radhe nuk behet fjale per Sherbimin Sekret qe ka qene kohet e fundit nje burim konflikti mes qeverise shqiptare dhe perfaqesuesve te aleances por per buxhetin qe Shqiperia po i akordon Ministrise se Mbrojtjes e cila ka lidhjen e drejtperdrejte me NATO-n. Ndonese te gjithe perfaqesuesit e larte te qeverise shqiptare jane zotuar se do te plotesojne direktiven e NATO-s sipas te ciles nje vend anetar duhet te tu jape buxhet ministrive te Mbrojtjes 2 te Prodhimit te Brendshem Bruto kjo nuk eshte realizuar konkretisht. Kjo direktive nuk eshte plotesuar as ne projektbuxhetin e vitit 2011 ndonese nga perfaqesuesit politike ne vend eshte theksuar se Shqiperia eshte nje nga vendet me rritje me te madhe ekonomike ne rajon. Por mosrealizimi i kesaj direktive nuk ka kaluar pa debate mes kabinetit te Kryeministrit Berisha. Sipas te dhenave aktuale shifra ne buxhetin e shtetit per vitin 2011 nuk eshte me e madhe se 1.6 per qind e GDP ose Prodhimit te Pergjithshem Bruto. GDP-ja e llogaritur ne buxhetin e shtetit eshte 12 miliarde dollare.

Direktiva

Me anetaresimin e Shqiperise ne NATO nje nga direktivat kryesore te aleances ka qene edhe modernizimi i Forcave te Armatosura te vendit tone ne menyre qe ato te jene te afta te perballojne operacionet qe zhvillohen kudo ne bote. Nisur nga kjo drejtuesit e aleances kane theksuar se eshte e udhes qe cdo vend anetar i NATO-s ti dedikoj Ministrise se tij te Mbrojtjes nje buxhet i cili kap vleren e 2-shit ne totalin e Prodhimit te Brendshem Bruto te nje vendi. Ndonese kjo direktive eshte pranuar dhe perseritur nga drejtuesit e qeverise ajo ende nuk eshte zbatuar realisht dhe kjo u pa edhe gjate hartimit te projektbuxhetit te vitit 2011. Rendesine e dedikimit te kesaj masave te PBB-se per Forcat e Armatosura shqiptare e perseriti edhe ministri Imami pak jave me pare gjate nje mbledhjeje pergatitore te ministrave te Mbrojtjes se vendeve te NATO-s per samitin e radhes se aleances i cili do te mbahet ne Lisbone te Portugalise. Menjehere pas Lisbones ne do fillojme rishkruarjen e dokumenteve tona strategjike. Ne duhet ta rikonstruktojme ushtrine tone ne vecanti kembesorine. Shpreh bindjen se Shqiperia garanton se nuk do te ndryshoje buxhetin e percaktuar prej 2 te GDP-se ka theksuar Imami ne mbledhjen e zhvilluar ne Gjermani pak jave me pare per samitin i cili do mbahet ne mesin e ketij muaji. Por me sa duket ndonese deklaratave te bera ministri Imami ne Lisbone nuk do te paraqese dot faktin se Shqiperia ka plotesuar direktiven buxhetore te NATO-s per shkak se kjo nuk do te ndodhe as ne vitin 2011.

Debatet

Burimet prane qeverise bejne te ditur se nevoja per permbushjen e kesaj direktive te NATO-s ka bere qe mes ministrave te qeverise Berisha te lindin edhe debate. Kjo per shkak se nga ana e Ministrise se Mbrojtjes Ministrise se Financave e cila harton edhe buxhetimin perfundimtar i eshte kerkuar permbushja e kesaj direktive gje e cila eshte refuzuar nga ministri Ridvan Bode. Burimet bejne te ditur se refuzimi per sa i perket akordimit te 2 te PBB ndaj Ministrise se Mbrojtjes per vitin 2011 ka ardhur per shkak se per kete vit jane vendosur objektiva te tjera zhvillimi per vendin. Keshtu si prioritare per zhvillimin e vendit jane vendosur zhvillimet ne infrastrukture dhe kryesisht ne ndertimin e rrugeve. Nga ana tjeter pervec infrastruktures rendesi u eshte vene edhe reformave ne shendetesi dhe arsim te cilat konsiderohen si prioritare nga ana e qeverise shqiptare. Por per vitin e ardhshem nje shume e konsiderueshme te ardhurash pritet te perdoret per procesin zgjedhor lokal i cili do te mbahet ne vend me 8 maj. Nga ana tjeter ashtu si edhe ne te gjitha vitet e tjera te qeverisjes Berisha edhe per vitin e ardhshem do te kete nje rritje te pagave dhe pensioneve ne vend. Te gjitha keto prioritete duket se kane harruar NATO-n anetaresimi i Shqiperise ne te cilen eshte konsideruar si nje nga arritjet me te madha te shtetit shqiptar nder shekuj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›