E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e vizave mirepritet nga evropianet

Cilat jane ndjesite e qytetareve te thjeshte evropiane per heqjen e vizave Mes gezimit te shqiptareve te vendosur atje dhe tolerances se te huajve vendimi duket se nuk shkakton aspak shqetesim tek qytetaret belge.


Shqiptaret sot jane shume te lumtur shprehet nje grua shqiptare qe jeton ne belgjike. Pres nga casti ne cast qe shqiptaret te levizin pa viza. Kam 12 vjet qe skam pare femijet thote mes loteve nje tjeter.

Frika nga turmat e azil-kerkuesve apo emigranteve duket se eshte me shume nje perceptim politik sesa qytetar.

Ka nderkaq shume njerez qe vijne dhe per mendimin tim nuk do te ndryshoje ndonje gje e madhe. Mendoj se ata qe duan te vijne per te kerkuar azil me apo pa viza do te vijne prapeseprape. Pra sipas mendimit tim ne kete drejtim nuk do te ndryshoje ndonje gje e madhe shprehet nje qytetar belg.

I te njejtit mendim shprehet edhe nje luleshites. Per mua te tere le ta kene levizjen e lire. Me kupton Une jam pro. Cdokush le ta kete. Keshtu eshte edhe me lehte per te tere thote ai.

Ne parim njerezit nuk duhen perjashtuar kurre ne menyre autoritare nga globaliteti. Qofshin shqiptare afrikane etj. Nuk eshte normale. Te gjithe njerezit jane te ngjashem secili me te vecantat e veta deklaron me tej nje emigrant afrikan.

Personalisht nuk ndruaj asgje. Prej vitesh te tera rroj ketu dhe Brukseli ka qene gjithmone nje qytet tolerant Belgjika ne pergjithesi. Dhe nuk ka probleme sic mund te kete ne vende te tjera. Ndjenjat ksenofobe jane shprehi e nje pakice teper te vogel. Madje edhe partite qe e kishin perdorur si argument jane terhequr kohet e fundit shton nje tjeter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›