E Diel, 1 Nëntor 2026

Vellezerit e kryekomunarit te vrare Qeveria te na thote motivin

Familjaret hetime private ne Kukes por pa rezultat

Vellezerit e kryekomunarit te Terthores Remzi Veseli te vrare mbremjen e 25 tetorit kane kerkuar serish nga shteti zbardhjen sa me shpejt te ngjarjes dhe kapjen e autoreve. Ne vilen e tyre ne Kukes dy vellezerit Veseli Serveti dhe Sokoli se bashku me nje numer kusherinjsh presin ende ngushellime nga cdo ane e vendit si dhe nga Kosova. Ata tregojne se gjate ketyre diteve nuk kane reshtur se kerkuari edhe ne rruge private per te rene ne gjurmet e vrasesit te vellait por nuk kane pasur rezultate konkrete. Kemi pyetur shtepi me shtepi ku do qe njohim dhe na njohin por nuk kemi zbuluar ndonje gje konkrete. Nuk dime ende se kush dhe perse e ka vrare vellain tone thone Veselet. Me ane te nje deklarate ata kane kerkuar dje nga shteti zbardhjen sa me pare te ngjarjes qe i mori jeten 40-vjecarit.

Ne radhe te pare falenderojme mediat per interesimin qe kane treguar per zbardhjen e vrasjes se vellait tone Remzi Veseli. Se dyti i drejtohemi qeverise shqiptare ne vecanti ministrit te Brendshem Lulzim Basha i cili pas ngjarjes ne nje deklarate per publikun ka perjashtuar pisten e vrasjes politike te zbardhe pistat e tjera per vrasjen e vellait tone. E bejme kete thirrje drejtuar shtetit pasi qe ne momentin e vrasjes ne i jemi drejtuar policise me shpresen e zbulimit arrestimit dhe venien para drejtesise te autorit te vrasjes thuhet mes te tjerash ne deklaraten e djeshme te vellezerve Veseli.

Remzi Veseli u vra ne porten e shtepise dy jave me pare mbremjen vone te 25 tetorit. 40-vjecari mbante mandatin e dyte si kryetar i Komunes Terthores nen siglen e PS-se dhe pritej te rikandidonte per here te trete.

Hetimet

Te afermit e viktimes pohojne se 40-vjecari nuk ishte kercenuar nga askush. Vete familjaret kane thene ne diten e varrimit se nuk kishin hasmeri me askend dhe ngjarja i ka shokuar. Nderkohe qe sipas tyre pistat e tjera nuk gjejne argumente pasi Remziu nuk kishte pasur konflikte personale apo probleme gjate ushtrimit te detyres si kryetar komune.

Dite me pare policia u shpreh optimiste dhe deklaroi se ekspertet e Krimeve te Renda po studiojne elemente te gjurmeve te gjetur ne vendngjarje dhe se shume shpejt do te behej i mundur identifikimi i autorit te krimit. Por edhe pse kane kaluar me teper se dy jave ngjarja ka mbetur e veshur me mister. Hetimet ende nuk kane nxjerre ndonje rezultat konkret nuk dihet as autori i vrasjes dhe as motivet e krimit. Madje policia ende nuk ka nje piste konkrete mbi te cilen te mbeshteten hulumtimet e duhura. Gjate ketyre diteve jane thirrur ne polici dhjetera persona por prej tyre nuk ka dale asgje e vlefshme per te zbuluar vrasesin dhe jane lene serish te lire.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›