E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angjeli Te hiqen vizat per ekonomine

Liberalizimi i shumepritur i vizave vec perfitimeve per ekonomine dhe qytetaret mund te sjelle edhe kosto.

Anastas Angjeli ish-minister i Ekonomise thote se levizja e lire do te ndryshoje bilancin e hyrje-daljeve te valutes ne vend duke bere presion ne kursin e kembimit.

Deri tani ne ishim mesuar te flisnim per remitanca ndersa tani duhet te llogarisim edhe fluksin monetar qe do dale nga Shqiperia. Do kete nje sasi te konsiderueshme parash qe do kthehen ne euro dhe do te shpenzohen jashte Shqiperise. Gjithashtu do te kete nje destabilizim te lekut perballe euros deklaron Angjeli.

Megjithate ish-kreu i Ekonomise thote se liberalizimi krijon edhe mundesi te reja per ekonomine sidomos per biznesin.

Duke qene me te lire per te levizur ne keto vende tregtaret do te kene perfitime nga zgjerimi i kontakteve per te zhvilluar bizneset ne Shqiperi apo jashte shprehet Angjeli.

Por qe ekonomia te marre te plota perfitimet e levizjes se lire ish-ministri i Ekonomise thote se liberalizimi i vizave per qytetaret duhet te pasohet nga nje tjeter liberalizim.

Tashme ne kemi nevoje per me shume levizje te kapitaleve biznesit qe kerkon nje ristrukturim te ekonomise qe ajo te jete me konkurruese shton Angjeli.

Levizja e lire nje nga 4 lirite themelore mbi te cilat u ngrit Bashkimi Europian shqiptareve u eshte mohuar prej gati nje shekull per shkak te izolimit 50 vjecar komunist dhe tranzicionit te sterzgjatur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›