E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria nuk merr mendime për draftet

06/03/2012  Biznes Albania kërkon rishikimin e ndryshimeve në ligjin për hipotekën dhe për prokurimet publike

Grupet e interest kërkojnë përfaqësuesit e tyre në pikat kyçe, asnjë rishikim pa konsultime

Miratimi i ligjeve të nxituara si dhe mungesa e konsultimit me grupet e interesit kanë qenë problemet kryesore të deklaruara gjatë një konference të organizuar me prezencën e BiznesAlbanias dhe ambasadorit të BE. Ndërkohë që është kundërshtuar ligji mbi hipotekat dhe prokurimet publike. “Ne kemi në dorë zhvillimin e ekonomisë së vendit, pasi përfaqësojmë 80% të ndërmarrjeve private ne vend dhe 80% të të punësuarve. Nuk duhet në asnjë mëyrë që të miratohen ligje reformatore pa u konsultuar më parë me ne”. Kjo ishte deklarata e Luan Bregasit, Drejtori i përgjithshëm i BiznesAlbanias e dhënë në konferencë. Sipas tij, investitorët duhet të kenë përfaqësuesin e tyre në bordin drejtues të Bankës së Shqipëirë, të kenë nga një anëtar pranë Komisioneve që prekin në mënyrë direkte interesat e tyre në mënyrë që t’i jepet më shumë frymë zhvillimit të ekonomisë gjë që rrit dhe të ardhurat për familjarët por dhe për buxhetin ashtu si dhe për vetë investitorët. Sipas BiznesAlbanias, është e papranueshme që qeveria të përkthej ligje që funksionojnë në vendet e BE-së dhe t’i miratojë ato pa u konsultuar më parë me grupet e interesit. Në mbështetje të këtyre iniciativave ishte edhe Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi, “ajo që më duket interesante është pika e bashkëpunimit të biznesit me qeverinë. Bashkëpunimi i juaj me qeverinë është shumë i rëndësishëm për dialogun e reformave”, deklaroi Ambasadori. Ndërsa në mbështetje të BiznesAlbania BE do të vendosë dhe një fond të posaçëm. Kjo për të rritur aktivitetin e këtij organizmi në mbështetje të së drejtave të investitorëve. Kryetari i shoqatës Bregasi theksoi se është koha që biznesi shqiptar të thotë fjalën e tij në të gjitha organet përkatëse të sektorëve ekonomik. Një tjetër pikë e rëndësishme në takim ishin dhe tenderat e zhvilluara në vend. Duke hedhur dhe hije dyshimi mbi procedurat dhe rregullat e ndjekura, Bregasi theksoi faktin se në këto vite vetëm 10 firma të vogla kanë fituar të drejtën në konkurim. Këtë dyshim e argument edhe me faktin se ato kompani në disa raste kanë dhënë ofertën më të vogël. Në përmbyllje të konferencës, Luan Bregasi i bëri thirrje Ambasadorit që të vazhdojë mbështetjen e Biznesit Shqipëtarë . “Është koha për një pakt të ri social tripalësh midis Qeverisë, Punëdhënësve dhe Punëmarrësve, për të minimizuar efektet e krizës”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›