E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS llogarit faturën për “Albpetrolin”

06/03/2012  Deputetët test për të mësuar përmendësh emrat e kolegëve të tyre në debatin për aksionet e mbetura në pronësi të shtetit

Shtyhet Komisioni i Ekonomisë, zëvendësministri merr detyrë të njohë nominalisht gjithë anëtarët

Debati i paralajmëruar për shitjen e kompanisë shtetërore “Albpetrol” është kthyer në një objekt humori dhe testim të njohjes së emrave të deputetëve për përfaqësuesit e PD dhe të PS. Madje në një moment është kërkuar që përfaqësuesi i ministrisë të mësojë përmendësh të gjithë emrat e anëtarëve të komisionit e më pas të bëhet pjesë e diskutimevve. Gjithësesi socialistët kanë lënë të nënkupohet se do të llogarisin në detaje humbjen dhe fitimin që do të mund të ketë shteti në rast të shitjes ose mbajtjes së aksionëve për këtë kompani. Ndërsa duket se sot sërish ministria do të paraqitet për të dhënë argumentet e veta.

Në Komisionin e Ekonomisë, që u zhvillua dje, anëtarët e PS duke iu drejtuar zëvendësministrit të ekonomisë, Eno Bozdo, kërkuan të dinin mbi fitimet që sjell tani “Albpetroli” në Buxhetin e Shtetit, si dhe në përafrimin e legjislacionit me Bashkimin Evropian. Kjo pasi kompania është në prag të daljes zyrtare në procesin e privatizimt. Pyetjet që i drejtuan Zëvendësministrit të METE-s kishin të bënin në mënyrë direkte me shifrat e të ardhurave të tanishme.

Ndërkohë që nuk kanë shpëtuar dhe replikat mes përfaqësuesit të ministrisë dhe të selisë rozë. Kështu në përfundim të takimit Erion Braçe e ka cilësuar “Plehrë” Bozdon, ndërsa shprehja e thënë në inat e sipër u ka shpëtuar veshëve të medies dhe të deputetëve të tjerë. Por kjo ishte vetëm një pjesë e batutave të hedhura, pasi gjatë mbledhjes së komisionit Bozdo është shprehur se nuk mund t’u përgjigjet të gjithë deputetëve emër për emër, pasi nuk ua di emrat. Gjë që duket se ka prekur Mimi Kodhelin, e cila e ka cilësuar si detyrim ligjor që përfaqësuesi i ministrisë duhet t’i dijë emrat e të zgjedhurve nga populli. Por që është kthyer në lojën humoristike tradicionale të deputetëve, duke i gjetur përgjigje Flamur Nokës së PD, i cili ka kërkuar nga Kodheli që të rendisë në apel të gjithë emrat e 140 emrave të deputetëve të Kuvendit. Por që për PS është kthyer në kërkesën për 5 minuta pushim në mënyrë që t’i japë mundësinë zëvendësministrit të mësojë si detyrë shtëpie të gjithë emrat e anëtarëve të komisionit. Por se Bozdo duket se nuk i ka përlqyer detyra duke e cilësuar si një objekt jashtë projektligjit. Por situatën e ka shpëtuar seminari i organizuar në përkujtim të dënimit të 22 intelektualëve të pushkatuar për bombën në ambasadën jugosllave 61 vite më parë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›