Privatizimi i Albpetrolit, kalon me votat e shumicës
Miratohet mes debateve të ashpra projektligji për Privatizimin e Albpetrol në Komisionin e Ekonomisë. Opozita e ka kundërshtuar këtë proces, me arsyetimin se tashmë buxhetit të shtetit do ti pakësohen rreth 15 miliard USD. Sipas deputetit të opozitës Arben Ahmetaj, shitja e të drejtave nuk është e justifikueshme.
I pranishëm në komision, Eno Bozdo deklaroi se ky sektor ka siguruar mjaft të ardhura, ku vetëm në 2010-tën fitimi neto i siguruar, kap shifrën 1.1 miliardë lekë. Sipas Bozdos edhe prodhimi i naftës ka pësuar rritje të ndjeshme.
tashmë projektligji pritet që të kalojë për miratim në Parlament.