Nëntetari Peci çohet në këmbë, përmirësohet ndjeshëm shëndeti
06/03/2012 Komandoja i plagosur në Kandahar të Afganistanit
TIRANË- Dy javë pas sulmit vrastar në Kandahar të Afganistanit, ku vdiq një komando shqiptar dhe u plagos një tjetër, së fundmi është njoftuar prej vetë nëntetarit Aleksandër Peci se është përmirësuar ndjeshëm gjendja e tij shëndetësore. Ai aktualisht ndodhet në spitalin ushtarak amerikan në zonën e Landstuhlit të Gjermanisë dhe vazhdon të japë lajme të mira. Ai ka publikuar edhe disa foto ku duket qartë se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar nga dita në ditë. Këto foto ai i ka publikuar në faqet e tij zyrtare të rrjetit social të Facebook-ut, ku shihet se tashmë mund të qëndrojë edhe në këmbë dhe të pozojë me miqtë e tij. Gjatë këtyre ditëve ai ka pritur e përcjellë në këtë spital mjaft shqiptarë, të cilët i kanë dhënë atij përkrahje dhe mbështetje për ta përballuar situatën e rëndë shëndetësore. Në fotot ku ai duket më mirë me shëndet, miqtë e tij i kanë uruar mirëseardhjen në Shqipëri. Më 20 shkurt 2012 gjeti vdekjen pas plagëve të shumta të marra komandant Feti Vogli, i cili u përcoll në Shqipëri me nderimet e një dëshmori të vërtetë. Ditën e incidentit informacionet e shpërndara nga zyrtarët e ushtrisë tregonin se edhe vetë Aleksandri kishte vdekur, por më pas lajmi u ndryshua në “vdekje klinike”. Shtabi i Ushtrisë Shqiptare dhe të Ministria e Mbrojtjes thanë se Aleksandër Peci i është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale një në Kandahar, vendi ku ndodhi sulmi dhe tjetri në Kabul, në kryeqytetin e Afganistanit, ku gjenden trupat shqiptarë nën flamurin e NATO-s. Pas përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore ai u transportua në Gjermani.