Qeveria ofron ndihmë për Libanin
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi të japë një ndihmë financiare prej 100 mijë dollarë në mbështetje të përpjekjeve humanitare për Libanin. Ky kontribut do të derdhet në Fondin për Libanin të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Kofi Annan.