Qeveria padit kompanin Albademil dhe Mihal Delijorgjin

Delijorgji nuk i ka mbyllur llogaritë me Gerdecin. Shteti i kerkon parate qe shpenzoi pas shperthimit te Gerdecit.
Këshilli i Ministrave i përfaqësuar nga Avokatura e Shtetit padit kompanin "Albademil" dhe administratorin Mihal Delijorgji për dëmet e shkaktuara nga shpërthimi i punishtes së demontimit të municioneve…
Sipas padisë, qeveria kërkon nga kompania "Albademil" dhe administrator I saj Delijorgji, që të paguajnë dëmin financiar të shkaktuar nga tragjedia e 15 marsit 2008-s. Por edhe pas dy seancave gjyqësore, Delijorgji nuk gjendet në adresën e specifikuar, çka ka bërë që togat e zeza të shtyjnë seancën gjyqësore…
Shuma që i kërkohet kompanisë "Albademil" dhe administratorit Delijrogjit që kryenin demontimin e municioneve në Gërdec, kap vlerën e 2.2 miliard lekëve të reja…..
Sipas padisë, kjo është edhe shuma që qeveria ka paguar ndaj personave dhe bizneseve të dëmtuar, në formë dëmshpërblimi për dëmet e shkaktuara nga shpërthimi i 700 tonëve barut, i grumbulluar pranë punishtes së demontimit në Gërdec.
Si pasoj e shpërthimit në Gërdec, humbën jetën 26 persona si dhe u gjymtuan mbi 300 të tjerë, ndërsa u dëmtuan 5413 banesa dhe objekte private, 32 biznese private dhe 34 femra bujqësore.