E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, pakt me 3 komunitetet fetare

Mes Qeverise dhe 3 komuniteteve fetare shqiptare jane nenshkruar marreveshje per rregullimin e marredhenieve te ndersjella.

Te pranishem ishin autoritetet e larta te komuniteteve fetare myslimane, Bektashiane dhe Kishes Ortodokse Autoqefale, Kryeministri Berisha dhe ministri Pango, i cili ishte dhe perfaqesuesi i Qeverise qe nenshkroi marreveshjet.

Berisha e nisi fjalen e tij duke u kerkuar ndjese komuniteteve shqiptare dhe besimtareve per padrejtesite qe u jane bere nder vite.

"Kjo marreveshje mbart detyrimin madhor te ketij shteti per t'u paraqitur nje falje te gjithe atyre klerikeve besimtareve qe nje regjim, nje shtet ne nje akt te paprecendente ne gjithe Evriopes i privoi ata nga mundesia per te kryer sherbimin e fundit", u shpreh Berisha.

Marreveshjet pershijne lehtesime fiskale per komunitetet, rikthimimin dhe kompensimin e pronave te tyre, projektligjin per fene, restaurimin e 180 objekteve te kultit per te cilat jane vene ne dispozicion 2 milion dollare dhe zhvillimin e infrastruktures se vendeve te pelegrinazhit me qellimim promovimin e turizmit fetar.

Nder pikat e tjera eshte edhe garantimi i paprekshmerise se institucioneve te kultit, njohja dhe garantimi i respektimit i te drejtave te ketyre tre besimeve.

Ne fjalen e tij Berisha, duke e cilesuar ceremonine e marreveshjeve si historike dhe si nje kushtetute te besimeve mes qeverise dhe atyre fetare, u zotua per realizimin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›