Përfaqësimi i gruas në politikë. OSBE, jo shumë optimiste
OSBE shprehet mosbesuese për sa i përket kuotës së përfaqësimit të grave në poltikë. Në një tryezë të organizuar Ambasadori Bosch tha se mbetet për tu parë pas zgjedhjeve sesi do të jetë përfaqësimi i gruas në Parlament.
TIRANE- Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europe, shprehet mosbesuese përsa i përket kuotës të përfaqësimit të grave në politikë. Në një tryezë të organizuar nga zyra e prezencës se OSBE-së në Tiranë, ambasadori Robert Bosch, në fakt si për teë inkurajuar gratë e mbledhura në këtë tryeze u fshaq më diplomatik se sa disa ditë më parë ku tha se “mbetet për tu parë pas zgjedhjeve se si do të jetë përfaqësimi në parlament i gruas, duke pasur parasysh kuotën e 30 për qind të vendosur në kod”.
”Ka një frymë optimizmi në Shqipëri për një përfaqësim të madh te gruas në vendimmarrje, kjo e reflektuar edhe në ligjin e ri, por do duhet të presim zgjedhjet e ardhshme sepse është tjetër gjë një ligj i shkruar dhe tjetër gjë të zbatohet ajo që shkruhet” tha Bosch. Më tej në fjalën e tij në këtë tryezë ai shtoi “ne presim një zbatim korrekt të Kodit të ri Zgjedhor në Shqipëri për sa i përket kuotës së përfaqësimit të grave për të parën herë në këtë vend.”
Edhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, vlerësoi çështjen e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje si një çështje të së drejtës të emancipimit dhe demokracisë.
“Duke shpresuar që të paktën me ndryshimet në Shqipëri të kodit elektoral dhe mundësitë që ofron sistemi i ri proporcional, të kemi një numër më të madh grash në parlament. Pjesëmarria e grave në vendimmarrje në nivelet e një përfaqësimi më të lartë është një çështje e se drejtës, një çështje emancipuese dhe një çështje e demokracisë”, tha Topalli.
Ndërsa kryetarja e grupit parlamentarë të Partisë Socialiste Valentina Leskaj, tha se gratë duhet të përfaqësohen në politikë për faktin se ato ofrojnë një politikë të orientuar nga interesat njerëzore.
“Unë besoj se kjo është një e drejtë e grave për të qenë më të përfaqësuara, për sa i përket nivelit të arsimimit shpesh ato janë më lartë se sa pala tjetër. Gratë mund të ofrojnë një poltikë të orientuar nga interesat njerëzore”, u shpreh Leskaj.
Me iniciativë të OSBE-së, gratë parlamentare nga vendet e Evropës juglindore janë mbledhur për të shkëmbyer përvojën e tyre dhe për të diskutuar mënyrën e rritjes së pjesëmarrjes së grave në politikë.
(a.r/news24/balkanweb)