Topalli ne Sofje merr mbeshtetjen per ne NATO

Ky mesazh shoqeroi te gjitha takimet e kryetares se parlamentit, Jozefina Topalli me autoritetet me te larta te Sofjes.
Njeri prej te cileve ishte zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem i Bullgarise, Ivaylo Kalfin.
Te dy politikanet kane vleresuar reformat dhe hapat e Shqiperise per te merituar anetaresimin ne NATO dhe me vone ne Bashkimin Europian.
"Progresi i jashtezakonshem qe ka bere Shqipëria këto kohet e fundit na ben te shpresojme se vitin e ardhshem ajo do te jetë anëtare me të drejta të plota në NATO dhe Shqiperia e meriton kete. Bullgaria mbështet dhe po jep ndihmën e saj për integrimin europian te vendeve të rajonit sepse kjo do te jete shumë positive per stabilitetin ne rajon dhe per njerezit e zakonshem, qe do te kene me shume pune, me shume investime dhe zhvillim me te mire ekonomik", u shpreh Kalfin.
Ndersa kryetarja e kuvendit Topalli u shpreh se vota pro vjen për shkak të meritës së reformave dhe progresit të jashtëzakonshëm që vendi ynë ka bërë.
Por, ndersa duket se shanset e Shqiperise per t’u bere ne prill anetare me te drejta te plota ne NATO jane ne rritje, ajo per te cilen po perpiqet tirana zyrtare eshte bindja e vendeve anetare te Bashkimit Ruropian per liberalizimin e vizave.
Nje ceshtje qe ka qene ne fokusin e bisedimeve te kryetares se parlamentit Jozefina Topalli me kryeministrin e Bullgarise, sergej stanishev, i cili ka konfirmuar qendrimin e vendit te tij per te mos patur linja ndarese mes popujve te Ballkanit dhe Bashkimit Europian.