E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertet e Soros: Investimet publike te ulta

Grupi i pavarur i eksperteve i kontraktuar nga fondacioni “Soros” per te mbikeqyrur zbatimin e buxhetit veren me shqtesim nivelin e  ulet te realizimit te investimeve ne disa sektore.

“Qeveria duhet te nderhyje nese do te beje nje akt normativ tjeter. Te nderhyet aty ku eshte nevoja me e madhe per investime. Shpenzimet mund te perdoren brenda vitit ne menyre efektive”, deklaron Gjergj Teneqexhi, ekspert i financave publike.

Edhe pse si 8 mujor treguesi i realizimit te investimeve jep nje pamje optimiste me 94 perqind, krahasuar me planin vjetor ky tregues eshte vetem 42 perqind.

Por nga menyra se si qeveria parashikon investime ne fillim te vitit, sipas eksperteve mund te krijoje rreziqe. “Rreziku eshte qe ne fund te vitit te kete nje inflacion nga rritja e investimeve”, shton Teneqexhiu.

Ndersa ish-zevendesministrja e Financave, Adriana Berberi shprehet se: “Vec presionit inflacionist shtrohet pyetja a ka qene ne gjendje kjo administrate te kete menaxhuar proceset e tenderimit, gje per te cilen ne kemi dyshime”.

Perqendrimi i investimeve ne muajt e fundit te vitit eshte fenomen qe perseritet. Vitin e kaluar qeveria shqiptare realizoi 50 perqind te investimeve qe kishte planifikuar per gjithe vitin vetem ne muajin dhjetor, qe  per opoziten krijoi dyshime mbi cilesine e ketyre investimeve duke vene ne medyshje edhe faktin nese ato po e realizojne qellimin e tyre per te prodhuar rritje ekonomike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›