E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria paralajmëron ndërhyrje në veri

Qeveria paralajmëron ndërhyrje në veri. Zv-kryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se këto veprime do të jenë të detyrueshme për ta vënë në zbatim rendin dhe ligjin në atë pjesë.
Ai ka deklaruar se vonesat në ndërhyrje kanë qenë për të dalluar qytetarët nga kriminelët. Aksioni do të jetë i detyrueshëm dhe jo i dëshirueshëm për qeverinë e Kosovës, ka thënë Kuçi. 
Më tej ai është shprehur i pakënaqur me dinamikën e KFOR-it dhe EULEX-it në atë pjesë, duke kërkuar më tepër bashkëpunim për ta vënë ligjin. 

Ndërsa, i ashtuquajturi sekretar shtetëror në Ministrinë për Kosovën, Oliver Ivanoviç, ka deklaruar se aksionet e policisë kosovare në veri, do të paraqisnin `aventurë të rrezikshme`, e cila sipas tij, mund të nxiste pastaj reagim të dhunshëm. 
Mediat serbe, duke cituar një burim afër EULEX, kanë thënë se kanë informacione për një plan ndërhyrjeje të ROSU të tipit "Stuhia" në Kroaci.

/rg/shqiptarja.com/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›