Tensioni në MitrovicëVetevendosja protestë në seance
Të tjera rreth shkrimit Fatmir Limaj i kthehet Kuvendit
KOSOVE-Me një pankartë në dorë ku shkruheshin emrat e dy shqiptarëve të vrarë nga serbët në Miteovicë, para foltores së Kuvendit. Këtë mënyrë kanë zgjedhur deputetët e Vetëvendosjes për të protestuar kundër dhunës në veri të Kosovës, por edhe kundër faktit se u shpërfill kërkesa e tyre për seancë të jashtëzakonshme. Deputetët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca e Visar Ymeri, vazhduan të qëndronin para foltores se Kuvendit me pankartën ku shkruheshin duke qëndruar para foltores me një transparent, në të cilin ishin të shkruar emrat e dy viktimave të terrorit serb në veri të Mitrovicës, Selver Haradinaj dhe Enver Zymber.
Pavarësisht kësaj mënyre proteste, Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, pasi lexoi rendin e ditës ftoi punonjësit e sigurisë që t’i largonin me forcë dy deputetët e Vetëvendosjes, pasi po pengonin punën e Kuvendit.
Por ndëhyrja e punonjësve të sigurisë nuk ka ndodhur pasi Krasniqi vijoi më tej me vazhdimin e senacës ku do të diskutohej sipas rendit të ditës projektligji për bankat dhe institucionet mikrofinanciare.
Vetëvendosja kërkoi sërish mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit për situatën në veri të Kosovës, por kërkesa e tyre ishte refuzuar nga të gjitha grupet e tjera parlamentare, me arsyetimin se në një mbledhje të tillë duhet të jetë i pranishëm edhe kryeministri, i cili aktualisht ndodhet në vizitë zyrtare në SHBA.
AAK përmes deputetit Ardian Gjini kundërshtoi protestën e Vetëvendosjes duke thënë se nuk i bënjnë nder vendit skenat që shihen këtu. “S’kemi nevojë ta shndërrojmë Kuvendin në teatër”.
Përderisa, deputetët e Vetëvendosjes ndërprenë protestën dhe braktisën sallën, më pas kur filloi procedimi i Projektligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare, mbledhjen e braktisën edhe deputetët e LDK-së dhe të AAK-së.
Kuvendi u desh të priste disa minuta që në sallë të vinte edhe një deputet, për t’u bërë numri 61 sish, që të mund të votonte miratimin e ligjit.
Meqë as pas pauzës së thirrur nga Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, deputetët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca dhe Visar Ymeri kanë vazhduar të qëndrojnë me pëlhurën me mbishkrimin ku figurojnë emrat e Selver Haradinjat dhe Enver Zymberit, kryetari I kuvendit kërkoi intervenimin e forcave të sigurisë së Kuvendit , duke thënë se këtë masë e aplikon në bazë të rregullores, kur dikush prish rendin në Kuvend.
Mirëpo, përkundër kërkesës së tij në sallë nuk janë futur punëtorët e sigurimit.
Derisa dy deputetët e Vetëvendosje vazhduan të qëndrojnë me pano në duar, kryeparlamentari kërkuar vazhdimin e seancës dhe procedimin me rendin e ditës.
Deputeti i Vetëvendosje, Liburn Aliu, e cilësoi të pakuptimtë që të bisedohet për çështje të tjera, në qoftë se Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme nuk diskuton për gjendjen e jahtëzakonshme në veri, ku ka ndodhur një akt terrorist.
Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, ismet Beqiri, tha se LDK është për seancë të jashtëzakonshme, por pasi që kryeministri të kthehet në vend. Ndërsa, shtoi se nuk do të pranojnë që në seancën e sotme të futet në rend dite Ligji për bankat dhe institucionet mikrofinanciare.
Ndërsa, shefi i GP të PDK-së, Adem Grabovci, ka kërkuar që sot të votohet ky ligj sepse në të kundërtën do të humben 160 milionë euro nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Kryeparlamentari Krasniqi, duke iu përgjigjur kërkesës së deputetit të Vetëvendosjes, tha se `ne jemi duke ndërtuar shtet e jo anarli dhe rrugaqëri në Kuvend`.
Kryeparlamentari Krasniqi e veprimin e Lëvizjes Vetëvendosje e cilësoi terrorizëm politik, dhe kjo sipas tij, shkon në favor të qarqeve që vërtet nuk ia duan të mirë këtij vendi dhe krijojnë anarki dhe pasiguri.
Ligjvënësit e Kosovës miratuan sot Ligjin për bankat pa votat e opozitës, të cilët braktisën sallën kur filloi procedimi i kësaj pike të vetme të rendit të ditës dhe pas ndërprerjes disa herë të punës për shkak të protestës së Vetëvendosjes.
/rg/shqiptarja/com/