E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria rikthen lustracionin me emërimet në Gjykatën e Lartë

Share

Askush nuk ka dyshime se tani me presidentin e ri mazhoranca do e këtë të lehtë të bëjë emërimet që do në Gjykatën e Lartë. Ministria e Drejtësisë ka përgatitur një ligj për anëtarët e Gjykatës së Lartë, ku presidenti detyrohet të realizojë konsulta paraprake me partitë përpara paraqitjes së dekreteve për miratim në Kuvend. Nisma që kërkon një shumicë të cilësuar në Kuvend parashikon që për kandidatët, përpara se të dekretohen nga presidenti i ri, duhet të merret parapëlqimi paraprak nga partitë parlamentare. Kjo detyron kreun e shtetit të zhvillojë negociatat me dy grupet e mëdha politike PD dhe PS.

Por siç raporton Shqip, nisma e re do të përjashtojë dhe ata kandidatë që dyshohen se janë spiunë apo kanë të kaluar të dyshimtë. Në draftin e Halimit thuhet se Presidenti i Republikës, gjatë procedurës së konkurrimit, mund të kërkojë të dhëna apo informacione zyrtare nga çdo institucion shtetëror.

Në këtë mënyrë mazhoranca rikthen në një formë tjetër ligjin e lustracionit, që është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›