E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria rrit pagesën e nivelit bazë të së ardhurës nga papunësia

Qeveria miratoi në mbledhjen e sotme vendimin “Për caktimin e nivelit bazë të së ardhurës nga papunësia”

Vendimi i miratuar  në zbatim të ligjit “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, rrit ndjeshëm nivelin bazë të së ardhurës nga papunësia.

Rritja që barazon të ardhurën nga papunësia me 50 % të pagës minimale në shkallë vendi, bëhet në kuadër të përshtatjes së legjislacionit shqiptar me atë ndërkombëtar. Kryeministri Berisha u shpreh se brenda katër viteve nuk do të ketë më asnjë qytetar shqiptar nën nivelin e 2 dollarëve në ditë.


11/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›