E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria ul nën 1 euro tarifën e përdorimit të kullotave dhe livadheve për kositje

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratua vendimi “Për miratimin e tarifave të përdorimit të kullotave dhe livadheve për kullotje dhe kositje” duke e ulur atë sipas kategorive nga 2-4 herë.

Vendimi ka si qëllim miratimin e tarifës nën 1 euro për dhënien në përdorim të kullotave dhe livadheve shtetërore, për kullotjen e bagëtive dhe kositje bari, duke synuar lehtësimin e blegtorëve shqiptarë. Nga aplikimi i kësaj tarife, do të përfitojnë drejtpërsëdrejti komunat, bashkitë, si dhe sektori shtetëror i administrimit të kullotave, si dhe subjekte private që kontraktojnë çdo vit marrjen me qira të kullotave shtetërore e që janë të interesuar për rritjen e treguesve cilësorë të administrimit të tyre.


11/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›