Protestues të opozitës bllokojnë akset nacionale

Kështu, nga informacionet e fundit bëhet e ditur se është bllokuar autostrada Durrës-Tiranë në zonën e Maminasit.
Dhjetëra automjete janë detyruar të ndryshojnë destinacion për shkak se protestuesit nuk kanë lejuar qarkullimin e tyre. Dhjetëra policë po shkojnë në vendngjarje për të marrë nën kontroll situatën.
Ndërkohë, bllokim rrugësh ka pasur edhe në Vlorë, ku militantë të Partisë Socialiste kanë bllokuar urën e Mifolit. E bllokuar është edhe rruga nacionale Lezhë-Tiranë. Qarkullimi i automjeteve në këtë zonë bëhet nga rruga e vjetër ndërsa aksi vazhdon të jetë i bllokuar nga mbështetësit e opozitës.
Në akset e bllokuara opozitarët po mbështeten fuqishëm edhe nga deputetët e PS-së, organizatorë të këtyre akteve. Protesta të tilla ka pasur edhe në Fier. Të shoqëruar nga uniformat blu të Policisë së Fierit, turma e njerëzve, është zhvendosur në drejtim të Urës së Mbrostarit, pika që lidh Tiranën me Fierin.
Deri në këtë moment, tubimi po vijon paqësisht dhe pa asnjë konfrontim, ndërkohë që tek ura e Mbrostarit, protestuesit po tentojnë të bllokojnë rrugën, ndërsa i kanë vënë flakën disa gomave të vendosur në këtë segment.
/Saimir Lleshi/Start/
2011-05-19 13:13