Qeveria serbe debaton sot për marrëveshjen Thaçi-Daçic
BEOGRAD-Qeveria e Serbisë do të debatojë sot marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që e firmosi të enjtën kryeministri i saj, Ivica Daçiç.
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanovic, paralajmëroi se deputetët do ta shqyrtojnë marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel, pasi për atë të deklarohet Qeveria e Serbisë.
Ky pakt do t’i lejoj serbëve që të menaxhojnë dhe udhëheqin policinë në pjesën veriore të Kosovën, duke njohur autoritetet e Qeverisë së Kosovës.
Të dielën, liderët e dy partive në pushtet Partisë Përparimtare Serbe (SNS) dhe Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) dhanë shenja se do të mbështesin këtë marrëveshje, dhe se si shpërblim presin që Brukseli t’i përcjell datën për fillimin e negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE.
Kryetari i SNS-së, njëherësh zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë, Aleksanda Vuçiç ka thënë se marrëveshja me Prishtinën mund të hidhet në referendum.
Kryeministri serb Ivica Daçiç, pritet të lajmërojë gjatë të hënës shefen e diplomacisë evropiane ketrin Ashton rreth vendimit të qeverisë për marrëveshjen.
Komisioneri për zgjerim Stefan Fuele dhe baronesha Ashton pritet të njoftojnë sot ministrat e punëve të jashtme të BE-së për marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës, dhe reformat që kanë bërë në saje të integrimeve evropiane.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Maratona e Beogradit, e pyesin Daçiçin: Kryeministër, a po fle rehat?