Rexhep Qosja: Edi Rama më gëzoi kur tha se dëgjon këshillat e mia
TIRANE- "Kam dashur gjithnjë e kërkoj edhe tani prej Edi Ramës dhe opozitës që të jenë më dinamikë, shumë më dinamikë, më gjallërues, shumë më gjallërues, shumë më veprues, shumë më aktivë, në sjellje, në mendime, në veprime, në opozitën që ata bëjnë ndaj pushtetit të sotëm, që ka në krye Sali Berishën, kryeministrin e Shqipërisë”. Prof. Rexhep Qosja është i prerë në mendimet e veta, ngase i ka shumë të qarta situatat dhe të forta bindjet në ato që duhen e nuk duhen. I cilësuar me të drejtë si rilindësi i fundit, zëri i tij ngrihet sa herë, kur padrejtësitë na zënë sytë duke na u servirur si zgjidhje të suksesshme.
Gjatë qëndrimit dyditor në Tiranë ku promovoi librin “Shqipëria dhe Kosova - Si janë dhe si do të duhej të jenë” (Botimet Toena), një lloj “traktati” politiko-kulturor për shqiptarët, mesazhet e tij u përçuan tek publiku me një vëmendje të madhe mediatike.
Sot, vjen në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, për të treguar njohjen me shefin e opozitës, Edi Rama, dhe qëndrimet e tija për zhvillimet aktuale në vendin tonë. I lidhur shpirtërisht me Tiranën si kryeqendër e shqiptarëve, profesori e akademiku Qosja shpalos këshillat e tij drejtuar shqiptarëve.
Profesor, pse libri juaj “Shqipëria dhe Kosova - Si janë dhe si do të duhej të jenë” vjen pikërisht tani dhe kujt i drejtohen mesazhet që përcillni?
Kritikat në librin tim u drejtohen në radhë të parë atyre për të cilët flitet në të, sepse botimin e përshkojnë emra personazh. Më tej, mesazhet i drejtohen gjithë popullit shqiptar me dëshirën e autorit që populli shqiptar të jetë shumë më kërkues, ndaj politikës dhe ndaj njerëzve që e bëjnë atë. Populli shqiptar duhet të jetë më kërkues për të mirën e vet dhe të Shqipërisë në tërësi.
Më shumë se 8 vite pa shkelur në Tiranë. Si e gjeni kryeqytetin e shqiptarëve?
Ka shumë ndryshime prej kohës kur unë isha herën e kaluar.
Janë ndryshime të mira, të dukshme, të dëgjuara, të bukura, të vlerësueshme, e këto për mua janë realizuar nga Edi Rama, në kohën kur ky ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ai është artist dhe si artist ka ditur që t’i japë një pamje të veçantë Shqipërisë, e sidomos qendrës së saj.
Rama pranoi pak ditë më parë, se i ka dëgjuar këshillat tuaja. Ju për çfarë e keni këshilluar më shumë, meqenëse keni ndikim?
Mua më gëzoi ajo që tha ai. Në fakt Edi Rama e pohoi çfarë këshille i kam dhënë unë. Nuk di të them se sa kam ndikuar konkretisht, deri në çfarë mase. Mbase duhet pyetur ai, por në një mënyrë, në atë të figurshme, e pranoi vetë.
Mund të them se kam dashur gjithnjë e kërkoj edhe tani prej Edi Ramës dhe opozitës që të jenë më dinamikë, shumë më dinamikë, më gjallërues, shumë më gjallërues, shumë më veprues, shumë më aktivë, në sjellje, në mendime, në veprime, në opozitën që ata bëjnë ndaj pushtetit të sotëm, që ka në krye Kryeministrin e Shqipërisë.
Është krijuar një lloj ngërçi politik aktualisht për dorëheqjen e anëtarëve të KQZ-së. Keni një këshillë?
Ka zgjidhje për këtë çështje. Duhet një Komision Qendror i Zgjedhjeve që të jetë i pavarur, vetëm i pavarur! Dhe ka edhe një zgjidhje për të ardhmen: shteti shqiptar nuk duhet të ketë më në pushtet Sali Berishën.
Paskal Milo ju cilësoi si kryeopozitar. Ju, e pranoni këtë “detyrë”?
Është kompliment i madh për mua të më cilësojnë kryeopozitar. Unë nuk pajtohem me të këqijat, me ato që cenojnë, dëmtojnë interesat e shumicës dhe që cenojnë e dëmtojnë interesat e Shqipërisë për të ardhmen; për një jetë më të mirë e për një ardhmëri europiane të saj.
Prej sa kohësh e njihni ju shefin e opozitës?
E njoh prej shumë kohësh, prej shumë vitesh. Mund të jenë 15-20 vjet, diku pas viteve 1990, kur ishin edhe Lëvizjet e para. E njoh prej kohës kur mori pjesë në Lëvizjet Demokratike në Tiranë.
Po nga afër, takimi juaj i parë?
Ka disa vite. Takimin e parë me të e kam pasur kur janë përuruar bustet e tre vëllezërve Frashëri, të Abdylit, Samiut dhe Naimit, mbas një rregullimi që i ishte bërë sheshit të tyre. I kemi zbuluar bashkërisht, Edi Rama dhe unë, përballë Piramidës këtu në kryeqytet.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)