Qeveria serbe në duart e socialistëve

Pas një muaji e gjysmë bisedimesh për formimin e një shumice parlamentare, mediat në Serbi njoftojnë se ka gjasa që qeverinë e re ta formojë Partia Përparimtare Serbe, e udhëhequr deri vonë nga presidenti serb, Tomisllav Nikolliç dhe Partia Socialiste Serbe e udhëhequr nga Ivica Daçiç.
Mediat gjithashtu njoftojnë se partitë në fjalë, së bashku me aleatët e tyre zgjedhorë, kanë arritur një marrëveshje të arritur, në bazë të ë cilës janë ndarë edhe vendet në qeveri, në krye të të cilave do të jetë kryetari i SPS-së, Ivica Daçiç.
Demokratët e Boris Tadiçit u kanë bërë thirrje socialistëve që të deklarohen për marrëveshjen e arritur para zgjedhjeve për formimin e një koalicioni, por deri më tash socialistët kanë heshtur.
Pritet që gjatë ditës së sotme, kryesia e SPS-së të dalë me një qëndrim zyrtar se me kë do të pranojë të hyjë në koalicion.
Zyrtarët e partisë së presidentit serb, gjtihashtu janë duke pritur dhe kanë shprehur gatishmërinë që të hyjnë menjëherë në bisedime me Daçiçin.
Analistët në Serbi ndërkaq thonë se tashmë është pothuajse e qartë se qeverinë e re do ta formojë Partia Përparimtare dhe Partia Socialiste.
Tomisllav Nikolliç ka mundur Boris Tadiçin në balotazhin për zgjedhjen e presidentit në Serbi, të mbajtur më 20 maj.