Qeveria serbe, socialistët kushtëzojnë bashkëpunimin me Tadic
BEOGRAD- Partia Socialiste e Serbisë e Ivica Dacic, që surprizoi me rezultatin e saj pas zgjedhjeve të së dielës, thotë se është e gatshme të bëjë përsëri koalicion me Partinë Demokratike properëndimore te presidentit Tadiç, por duke kerkuar postin e kryeministrit.
Me 14.7% të votave në zgjedhjet parlamentare të 6 majit, Partia Socialiste e Serbisë, që dikur udhëhiqej nga ish lideri i Serbisë, Sllobodan Millosheviç, e ka dyfishuar numrin e deputetëve në përbërjen e re të parlamentit, duke dalë në vendin e tretë, pas Partisë Demokratike dhe asaj opozitare Partia Progresive Serbe e Nikoliç.
“Dëshiroj që bashkëpunimi të vazhdoje dhe në këtë aspekt jam i gatshëm ta mbështes Tadiçin në raundin e dytë”, i tha lideri i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç, gazetës Blic.
Por, ai ka theksuar se “nuk është e pranueshme, që ne të ofrojmë mbështetje, e pastaj të flasim për qeverinë pas zgjedhjeve”.
(el.me/News24/BalkanWeb)