E Diel, 1 Nëntor 2026

Sharrë, banorët bllokojnë rrugët: Nuk i duam Romët në lagjen tonë

TIRANË-Një protestë kundër strehimit të personave nga komuniteti Rom ka shpërthyer sot pasdite në Sharrë të Tiranës.

Tetë familje rome të mbetura të pastreha që prej djegies së kampingut të tyre tek zona pra Stacionit të Trenit pas disa negociatave Bashki me Ministrinë e Punëve dhe Cështjeve Sociale u vendos të strehohen tek ish-reparti ushtarak.

Por, banorët e zonës së Sharrës janë kundër strehimit të 8 familjeve dhe për këtë në shenjë proteste kanë bllokuar rrugën. Ata shprehen se nuk e dëshirojnë strehimin e romëve në zonën e tyre.

Por, 8 familjet rome, shumica gra e fëmijë po shoqërohen nga policia në këtë zhvendosje të tyre. Janë efektivët që po negociojnë me banorët për të hapur rrugën.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›