Merkel mesazh presidentit Hollande: Duhen marrë vendime për BE
GJERMANI- Kancelarja gjermane Angela Merkel ka ftuar presidentin e sapo zgjedhur të Francës Fransua Hollande të rilidhë nyjet e aksit franko-gjerman me qëllim marrjen e vendimeve të rëndësishme për Europën. Është pikërisht ky mesazhi i parë që kancelarja i ka dërguar presidentit të ri francez.
“Na takon neve të marrim vendimet e nevojshme për Bashkimin Europian dhe Eurozonën për të përgatitur shoqëritë tona për të ardhmen dhe të sigurojmë apo forcojmë prosperitetin e tyre”,- shkruan kancelarja Merkel në mesazhin e saj dërguar presidentit të ri francez.
Vetëm një ditë më parë, zyra e kancelares Merkel deklaroi se rinegocimi i paktit fiskal për Eurozonën është i pamundur, duke i dhënë kështu një përgjigje premtimit të Hollande se nëse do të zgjidhej president ai do të rinegocionte marrëveshjen e re.
(e.me/News24/BalkanWeb)