Dita e Europës, Topi: Integrimi i Shqipërisë në BE, objektiv madhor
TIRANË - Presidenti i Republikës, Bamir Topi uron Ditën e Evropës nëpërmjet një mesazhi drejtuar Presidentit të Këshillit të Europës, Herman Van Rompuy.
"Me rastin e Ditës së Evropës shpreh vlerësimin tim më të lartë për institucionet e Komuniteteve Evropiane, për mbështetjen e vazhdueshme që ato i kanë dhënë dhe po i japin Shqipërisë gjatë përpjekjeve të saj për integrim në BE", -thuhet në mesazhin e Kreut të shtetit të publikuar të martën nga Presidenca.
"Marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në janë shumë të mira dhe tashmë presim që hapa të mëtejshme të merren, duke përparuar sa më shpejt drejt statusit kandidat për anëtarësim. Shteti shqiptar është i angazhuar plotësisht për arritjen e këtij objektivi madhor dhe shumë të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të vendit tim"- citohet mesazhi i Presidentit Topi.
Ai shpreh gjithashtu bindjen se me gjithë vështirësitë ekonomike dhe sociale që po kalojnë mjaft vende të BE-së, kjo organizatë do ta gjejë forcën dhe mënyrat që të dalë me sukses nga kjo gjendje dhe të jetë një shembull botëror uniteti, integrimi, paqeje dhe begatie.
"Besoj se Shqipëria dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me dëshirën dhe vullnetin për të ecur në rrugën e tyre drejt integrimit të plotë evropian, do të japin një kontribut të rëndësishëm në këtë proces, duke ofruar potencialin e tyre për të ardhmen tonë të përbashkët", -përfundon mesazhi i Kreut të Shtetit shqiptar.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Nesër Dita e Europës, vrap dhe çiklizëm në kryeqytet