Qeveria serbe miraton nënshkrimin e marrëveshjes me Kosovën
BEOGRAD- Qeveria serbe i hapi sot dritën e gjelbër marrëveshjes në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, nënshkruar më 19 prill nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian, 14 vjet pas përfundimit të luftës dhe pesë vjet pas pavarësisë së shpallur nga Kosova.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura, qeveria urdhëroi ministritë të marrin masat e nevojshme për të vënë në zbatim marrëveshjen dhe për të vazhduar aplikimin e marrëveshjeve ekzistuese me përfaqësuesit e institucioneve të Prishtinës'', sipas një komunikate të kabinetit të kryeministrit serb, Ivica Daçiç.
Pas 10 raunde bisedimesh ne nivele te larta, Kosova dhe Serbia më 19 prill arritën marrëveshjen në Bruksel. Marrëveshja e Kosovë - Serbi është nënshkruar ndaras nga udhëheqësit e delegacioneve të të dy vendeve. Në prani të Baroneshës Ashton, i pari marrëveshjen e ka firmosur kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi. Pas tij të njëjtën gjë e ka bërë edhe kryeministri serb Ivica Daçic.
Ndërkohë, me 89 vota pro, 5 kundër dhe një abstenim Kuvendi i Kosovës miratoi në orët e para të ditës së sotme marrëveshjen e arritur në Bruksel midis Kryeministrit Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiç.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Marrëveshja me Kosovën, kërcënohen Daçiç e Vuçiç: Do ju therim si shqiptarë Kosovë-Serbi, miratohet marrëveshja, Thaçi: S’ishte idealja, por më e mira e mundshme