E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, PS-ja zyrtarizon sot koalicionin me LSI-në dhe PBDNJ-në

rama-metaTiranë- Partia Socialiste pritet që të zyrtarizojë sot koalicioni parazgjedhor me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Marrëveshja do të nënshkruhet sot në qytetin e Shkodrës, pasi aty do të mbahet konferenca rajonale e Partive Socialiste Europiane, ku marri pjesë përfaqësues të majtë nga i gjithë Ballkani. Pritet që dy krerët e partive, Rama dhe Meta, të nënshkruajnë një dokument, ku përcaktohen të gjitha kushtet dhe detajet e marrëveshjes. Zyrtarizimi i koalicionit vjen një ditë para afatit zyrtar, i cili është 23 prilli.

Po sot Partia Sociliste përitet të zyrtarizojë koalicionin me PBDNJ-në. Mësohet se marrëveshja do të nënshkruhet pasdite, ndërsa PS-ja ka rënë dakord që ti japë një deputet në një nga zonat socialiste. Edhe tërheqja e anëtarit të PBDNJ-së në KQZ ishte në funksion të këtij koalicioni, pasi do ti lerë vendin një anëtari të propozuar nga LSI-ja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›