Vijon telenovela Dajti, gjyqi shtyhet sërish për mungesë të avokatit
Tiranë- Telenovela Dajti vijon sërish në dyert e gjykatave, pasi seanca ndaj personit që u mori jetën katër policëve është shtyrë sërish.
Seanca e sotme nuk është zhvilluar për shkak se avokati i mbrojtës i caktuar ndaj Dritan Dajtit nuk është paraitur në seancë. Kjo ka bërë që prokurori i çëhstjes Arian Nezha të kërkojë që të zgjidhet një tjetër avokat.
Në kushtet kur procesi ndaj të pandehurit Dritan Dajti vazhdon të mbetet i bllokuar për shkak se asnjë avokat nuk merr përsipër mbrojtjen dhe kur kanë dështuar përpjekjet për ta zhvilluar gjyqin pa avokat, Gjykata e Krimeve të Rënda ka njoftuar publikisht javën që shkoi gjetjen e një tjetër zgjidhjeje.
Sipas një njoftimi për mediat, Gjykata e Krimeve të Rënda sugjeron hedhjen e nje shorti publik, ku në listën me gati 90 avokatë që ndodhen si avokate kryesisht, të hidhet shorti se kujt do t’i bjerë në mënyrë rastësore dosja Dajti”. Gjykata e Krimëve të Rënda shprehen se në kushtet e pamundësisë për të bërë të mundur prezencën e një mbrojtësi në seancë dhe për të zhbllokuar këtë situatë gjykata propozon organizimin e një shorti publik nga Dhoma e Avokatisë së Tiranës nën drejtimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, në bashkëpunim me këtë gjykatë. Ky propozim i është dërguar për dijeni edhe Ministrisë së Drejtësisë dhe KLD-së.
Nuk dihet se cili do të jetë reagimi i Dhomës së Avokatisë pasi ajo ka hedhur poshtë në mënyrë të vazhdueshme çdo propozim që ka ardhur nga kjo gjykatë.