E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha shpërblen kombëtaren, për rezultatet pozitive

10 mijë euro për lojtarët dhe 15 mijë euro për trajnerin Kuzhe dhe per lojtarin Lorik Cana. Ky është shpërblimi që do të marrin lojtarët e kombëtares shqiptare.

Ky shpërblim “terësisht i merituar” është cilësuar nga kryeministri Berisha ndërsa në një mbledhje qeverie, vuri në dukje të gjithë performacën e terësisht në ngritje të futbollistëve.
 

“Këtë vendim qeveria e merr sepse Kombetarja shqiptare në këtë sezon ka shënuar arritjet më të mëdha në tërë historinë e futbolit shqiptar” tha me tej ai.

Një pikë tjetër në të cilën u fokusua kryeministri ishte dhe zhvillimi i klimës së biznesit.
 

"Industriua fason është një ndër më të rëndësishmet, e cila ka bërë që prodhimet shqiptare të kenë treg të garantuar. Kjo industri ka përbërë 2/3 e eksporteve të vendit, ndërsa kanë dëshmuar një ndryshim të madh. Qeveria ka vendosur që tarifën doganore prej 12.5 % ta zerojë, ndonëse buxheti pëson një nul, por sjell një nxitje në biznes” deklaroi Berisha.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›