Qeveria shqiptare bashkëpunon me ekstremistët

Qeveria greke e Andonis Samaras, ka deklaruar nëpërmjet zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Konstandin Ciaras se, qeveria shqiptare bashkëpunon me qarqe ekstremiste.
Interpelancea në Parlamentin grek, u thirr nga deputeti neonazist i ‘Agimit të Artë’, Kristos Papas, një individ i shpallur non-grata në Shqipëri, i njohur për bëmat e tij anti shqiptare.
“Krijimi i ‘Zonës së Pavarur Industriale’ në kufirin detar përbën një të drejtë sovrane të Greqisë, që do të ushtrojë në kohën e duhur duke marrë parasysh marrëdhëniet e përgjithshme dhe negociatat1 me vendet fqinje”, i është përgjigjur zëvendësministri i Jashtëm grek, Konstandin Ciaras, pyetjeve të deputetit Kristos Papas.
Konstandin Ciaras është pyetur mbi marrëveshjen e përcaktimit të kufijve detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe reagimin e qeverisë greke pas deklaratave të politikanëve shqiptarë për ‘Çështjen çame’.
Zëvendësministri Jashtëm grek, bazuar në konventat e OKB-së të vitit 1995-s atë të 1982-t, nënvizoi se, “kjo marrëveshje siguron të gjitha të drejtat dhe merr të gjitha detyrimet e kontratës dhe qeveria greke në përputhje me strategjinë kombëtare do të vendosë se kur dhe si për të ushtrojë këto të drejta, si dhe, në rast se ‘Zona Ekskluzive Industriale’ detare është bërë e qartë bazuar në ndryshimin e ligjit për buxhetit 2011-s n.2289/95, ku përcaktohet se, “kufijtë e saj të jashtëm do të jenë të njëjtë me kufijtë e ‘shelfit kontinental’, ashtu dhe në rastin e marrëveshjes së demarkacionit të kufijve me shtetet fqinje”, deklaroi numri dy i diplomacisë greke, Ciaras, shkruan shekulli online.
“I kemi theksuar në mënyrë të përsëritur palës shqiptare që toleranca dhe shumë më tepër, bashkëpunimi me qarqet ekstremiste, të cilët shprehen kundër marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe sigurisë e stabilitetit në rajon, nuk mund të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet tona dypalëshe. Zëvendësministri i Jashtëm grek, Ciaras, ka përshkruar si të padenja dhe zhgënjyese qëndrimet e elementëve ekstremistë në Shqipëri, duke thënë se, “nuk përfaqësojnë veç një minorancë të popullit mik shqiptarë”, duke shtuar se, “por,kur këta njerëz vijnë nga skena qendrore politike, siç ndodhi kohët e fundit me deklaratat famëkeqe të kryeministrit shqiptar Sali Berisha, të dënueshme si nga politika greke, dhe nga Komuniteti Evropian e faktori ndërkombëtar. Duhet t`iu rikujtoj se rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e lidhur pazgjidhshmërisht me sigurimin e marrëdhënieve fqinjësisë së mirë dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon.
Deputeti neonazist i ‘Agimit të Artë”, Papas, nga ana e tij deklaroi se, “Ministria e Jashtme e Greqisë të jep përshtypjen se është një kast njerëzish e paaftë, të cilët nuk kanë dëshirën dhe vullnetin të zbatojnë një politikë të jashtme kombëtare”, tha Papas, duke kërkuar nga zëvendësministri Ciaras, që mos dalë në shitje çështja e kombëtare e “Vorioepirit” dhe të mos jenë ‘vorioepirotët’ pre e shtypjes dhe terrorizmit shqiptar.
“Qeveritarët e sotëm me qëndrimin e tyre e kanë katandisur Greqinë vend që e zënë me dru dhe me shpulla të gjithë. Madje dhe shqiptarët, këta kusarë dhe kaçak të Evropës, që e kanë plaçkitjen në ADN-ë e tyre, arritën të rritin reputacionin e tyre kundër Greqisë”, tha ai./Indeksonline/