E Shtunë, 31 Tetor 2026

Detyrim kushtetues i Shqipërisë për tu kujdesur për shqiptarët

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Klubi i Patriotëve të Rinj në Shqipëri dënojnë ashpër heqjen e memorialit të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës.

“Me këtë veprim, Serbia tregoi dhe një herë që nuk ka hequr dorë nga “doktrina millosheviçiane”, e cila në themel të saj ka dhunimin e shqiptarëve. Të frikësuar nga reagimi i paralajmëruar i shqiptarëve të Luginës së Preshevës por edhe më gjerë, Beogradi dërgoi me qindra forca xhandarmërie, vetëm e vetëm për të hequr një memorial. PDIU dhe KPR i bëjnë thirrje autoriteteve shqiptare që të reagojnë dhe t’i kërkojnë llogari ambasadorit të Serbisë në Tiranë lidhur me këtë veprimi fyes ndaj atyre ushtarëve që dhanë jetën për liri”, thuhet në qëndrimin e PDIU.

Në këtë linjë theksohet se është e detyrim kushtetues i Shqipërisë për t’u kujdesur për shqiptarët kudo që ndodhen, ndërsa i bëhet thirrje Serbisë që të shkëputet nga fantazma e Millosheviçit dhe të heqin dorë nga sulmet dhe provokimet ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›