Qeveria shqiptare i kërkon instancave ndërkombëtare të hetojnë ish prokuroren Karla Del Ponte
Tirana përshëndet vendimin e Tribunalit të Hagës, për lirimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj pas akuzave të stisura nga Karla Del Ponte
Qeveria e Republikes se Shqiperise pershendet vendimin e pafajësisë për herë të dytë të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë (TPNJ), për ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj pas një procesi hetimi prej kaq vitesh nën akuza të përsëritura nga ish Prokurorja e Përgjithshme e TPNJ, znj. Karla del Ponte.
Qeveria shqiptare risjell në vëmendje dhe përshëndet rishtasi qendrimin e ish kryeministrit Haradinaj ndaj kerkesave te TPNJ, dorheqjen e tij nga posti i kryeministrit dhe paraqitjen e tij para TPNJ, qendrimin e tij ndaj thirrjes për së dyti për të njëjtat akuza ndonëse për to ishte shpallur i pafajshëm nga TPNJ.
Opinioni publik shqiptar është tronditur thellë nga deklaratat e fundit të prokurorëve të famshëm të TPNj, që kanë ngritur akuzat ndaj Slloboban Millosheviçit si dhe ndaj autorëve të Masakrës së Sebrenicës, në të cilat pohohet se akuza e ngritur ndaj ish kryeministrit Ramush Haradinajt dhe bashkepunëtorëve të tij nga Prokurorja Karla del Ponte është hartuar pa bazë të mjaftueshme provash, duke mos marrë parasysh dhe anashkaluar rekomandimin e prokurorëve të çështjes kundër ngritjes së aktakuzës për mungesë provash, madje duke kërkuar edhe fshirjen e këtij rekomandimi nga regjistrat kompjuterikë të TPNJ dhe shkarkimin e tyre nga çështja.
Në bazë të këtyre deklaratave Qeveria e Republikës së Shqipërisë do ti kerkoje instancave perkatese nderkombetare te autorizojne dhe ndermarrin një hetim të pavarur ndaj ish Prokurores së TPNJ Karla del Ponte në lidhje me pretendimet e ngritura për rolin e saj tendencioz dhe të paligjshëm në cështjen kundër ish kryeministrit të Kosovës z. Haradinaj dhe ju kërkon Sekretarit të Përgjithshëm të OKB dhe Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë të nisin menjëhëre një hetim për të nxjerrë në pah të vërtetën në lidhje me këtë cështje.
Qeveria shqiptare bashkohet plotesisht me kerkesen e autoriteteve zyrtare te Kroacise per hetim te pavarur te prokurores Karla Del Ponte lidhur me akuzen e ngritur ndaj generalit Gotovina dhe bashkepuntoreve te tij, te cilet Gjykata e Hages i shpalli te pafajshem.