E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelenë, dalin për gjah, vret aksidentalisht shokun

Gazeta Shqip

Një vrasje aksidentale ka ndodhur ditën e sotme në një fshat të Tepelenës. Sipas  policisë, Arben Bala ka mbetur i vrarë në mënyrë aksidentale nga shoku i tij teksa kishin dalë për gjueti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Martalloz të Tepelenës, ku disa shokë kishin dalë për gjueti. Në një moment, ndërsa tentoi të qëllonte mbi një ujk që u kishte dalë përpara, Hajri Muho, 46 vjeç, nga Patozi ka vrarë në mënyrë aksidentale shokun e tij, Arben Bala, po nga ky qytet.

Në bazë të hetimeve të kryera nga ana e policisë në vendin e ngjarjes u konkludua se ngjarja ishte aksidentale dhe se Muho kishte ngatërruar shënjestër duke lënë pa jetë shokun e tij.
2 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Tepelenë, dalin për gjah, vret aksidentalisht shokun burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›