Vrasja ne Tirane policia ne kerkim te Eduart Kurtit
Policia e kryeqytetit është në kërkim të Eduart Kurtit nga Nikla si i dyshuari kryesor për vrasjen e dy vëlllezërve Haxhialiu mbrëmjen e së shtunës. Igland Haxhialiu rreth 30 vjeç ka mbetur i vdekur dhe vëllai i tij më i madh Sokoli mbetën të vrarë me armë zjarri në vendin e quajtur stacioni i parafundit i Tiranës së Re. për vrasjen e dyfishtë policia ka arrestuar në flagrancë në dalje të Mamurrasit Ardian Ndrekën ndërsa është vënë në kërkim të Eduart Kurtit si autori kryesor i ngjarjes. Sipas informacioneve paraprake të policisë gjithçka ka ndodhur në automjetin e Sokol Haxhialiut ndërsa autori ka qenë ulur në sediljen e përparme të pasagjerit. Po sipas policisë Eduart Kurti dhe vëllezërit Haxhialiu ishin takuar për të sqaruar një punë borxhi prej 36 mijë eurosh borxhe të një biznesi të tyre të përbashkët hotelerie në Dhërmi, të cilat viktima ia kishte autorit. Autori, ka qenë i përgatitur për atë që do ndodhte, pasi ka nxjerrë një pistoletë Miniblow dhe me të ka goditur në kokë, fillimisht Iglandin, që ndodhej i ulur në sediljen e pasme të pasagjerit, duke e lënë të vdekur në vend. Sakaq Sokoli I cili është qëlluar me dy plumba një në kokë dhe një në fyt ka tentuar të largohet duke kaluar rrugën Irfan Tomini, por ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak të Tiranës pasi nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e marra. Policia ka marrë në pyetje Ardian Ndrekën i cili ndodhet në qelitë e policisë së Tiranës dhe akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e dyfishtë ndërsa është vënë në ndjekje intensive të Eduart Kurtit si autor kryesor.