E tremb ujku vret shokun

Është trembur nga ujku dhe në përpjekje për ta vrarë, qëllon shokun e tij. Një gjahtar humb jetën aksidentalisht ne gjueti. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Martalloz te Tepelenës.
Policia vendore njofton se viktima eshte Arben Balla 46 vjeç, kurse autori I vrasjes aksidentale është shoku i tij i gjuetisë, Hajri Muho.
Te dy bashke me dy shoke te tjere nga Patosi, kishin dale për gjueti ne pyjet e Tepelenës, por janë përballur me një ujk.
Ne tentative për te qëlluar kafshën, Muho gabimisht ka vrare shokun e tij. Policia po heton ngjarjen per zbardhjen e plote te saj. Gjahatarët kishin dale se bashku.