SHBA vazhdojnë përpjekjet për lirimin e kapitetin të marrë peng nga piratët

Zyrtarë amerikanë thonë se po përpiqen për të liruar kapitenin amerikan të një anieje transporti që po mbahet peng nga piratët në brigjet e Somalisë.
SomaliaZëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, tha se presidenti Barak Obama po e ndjek nga afër situatën dhe se siguria e kapitenit dhe eikipit të tij është një ndër shqetësimet e tij kryesore.
Piratët somalezë morën dje në kontroll për pak kohë anijen "Maersk Alabama"dhe më pas morën peng kapitenin Richard Phillips, duke u larguar me një anije shpëtimi, pasi ekuipazhi amerikan rimorri kontrollin e anijes.
Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton u tha gazetarëve se anija e shpëtimit duket se nuk ka më karburant. Ajo tha se marina amerikane dhe FBI-ja po bëjnë përpjekje për t'i dhënë fund kësaj situate të grabitjes dhe për t'i nxjerrë piratët para drejtësisë.//lk