Qeveria shqiptare përshëndet vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Maqedoni
Qeveria shqiptare përshëndeti dje vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë.
Në një deklaratë për shtyp, Zëdhënësja e Qeverisë, Majlinda Bregu, u shpreh se “vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Maqedonisë është një akt historik në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve”.
“Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes këtyre dy vendeve është një kontribut shumë i rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal dhe procesin e integrimit Euroatlantik”, thuhet në deklaratën e Ministres Bregu.
Dy ditë më parë, Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë nënshkruan marrëveshjen për përcaktimin e kufirit midis dy vendeve.
Qeveria shqiptare përshëndeti këtë marrëveshje, duke e cilësuar atë “një kontribut shumë të rëndësishëm për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Majlinda Bregu .