E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i PE-së: Shqipëria dhe Bosnja pa viza

Ky komision mbështet edhe pjesën e raportit që ka të bëjë me liberalizimin e vizave edhe për qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnjës e hercegovinës.

Komisioni i bëri thirrje Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës që të realizojne reformat e nevojshme për tu kualifikuar në programin e heqjes së vizave. Më 6 tetor raportin për liberalizimin e vizave e miratoi edhe Komiteti për Politikë të Jashtme të PE-së.

Vendet e tjera të Ballkanit, si Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia do të përfitojnë nga procesi i liberalizimit të vizave në janar të vitit 2010, proces nga i cili mbetën jashtë vetëm dy shtete ballkanike si Shqipëria dhe Bosnja.

Por nëse të gjitha këto vende, tashmë e kanë nisur rrugën ose e kanë përfunduar në këtë proces, Kosova mbetet shteti i vetëm, për të cilën ende nuk është ndërmarrë një hap me rëndësi. Megjithatë, Parlamenti Evropian ka bërë të ditur se procesi do të vijojë edhe për këtë shtet.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›