Qeveria shqiptare përshëndet vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë
Qeveria shqiptare përshëndet, nëpërmjet Zëdhënëses së Qeverisë, znj. Majlinda Bregu, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, si një akt historik në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve dhe si një kontribut shumë të rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal dhe procesin e integrimit Euroatlantik.
19/10/2009