E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takohet në Vjenë me politikanë të lartë evropianë

Kryeministri Berisha i kërkoi zotit Daul mbështetjen e grupit të Partive Popullore Evropiane për procesin e liberalizimit të vizave për shqiptarët, si dhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Zoti Buzek shprehu vlerësimet e tij të larta për arritjet dhe sukseset që kishte bërë të mundur qeveria shqiptare në këto vitet e fundit, në implementimin e reformave themelore për integrimin dhe zhvillimin e vendit.

Kryeministri Berisha gjatë vizitës 1-ditore në Austri, ku referoi në konferencën “Bota në vitin 2025”, zhvilloi një sërë takimesh me personalitete evropiane, si dhe ishte i ftuar nderi në darkën zyrtare, ku morën pjesë personalitetet më të shquara pjesëmarrës në këtë konferencë. Kështu kryeministri Berisha zhvilloi një takim të përzemërt me zoti Joseph Daul, kryetari i grupit të Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, I cili përgëzoi Kryeministrin Berisha për arritjet e qeverisë shqiptare në implementimin e reformave themelore për integrimin e vendit dhe vendosmërinë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit në vend. Kryeminstri Berisha e njohu zoti Daul me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare drejt përmbushjes së standarteve dhe kritereve te nevojshme për integrimin e vendit në BE, si dhe me vlerësimet e rëndësishme Komisionit Evropian në Progres-Raportin për Shqipërinë gjatë vitit 2009, i cili në vizionin e Kryeminstrit Berisha do të shërbejë si një road-map për qeverinë shqiptare në procesin e integrimit evropian. Gjithashtu Kryeministri Berisha shfrytëzoi këtë rats për të kërkuar mbështetjen e grupit të Partive Popullore Evropiane për procesin e liberalizimit të vizave për shqiptarët, si dhe për nxitjen dhe suportin në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu Kryeminstri Berisha në mbyllje të vizitës së tij në Austri, ishte i ftuar në tavolinën e nderit të darkës zyrtare, ku ndodhej i ulur pranë me Presidentin e Parlamentit Evropian Jerzy Buzek, me të cilin pati rastin për të diskutuar gjerësisht dhe për ta njohur me zhvillimet e rëndësishme në Shqipëri, me realizimin dhe arritjet e reformave në fushën ekonomike, politike dhe sociale në vend, me përpjekjet e qeverisë shqiptare për të plotësuar me prioritet të gjitha standartet dhe kërkesat për liberalizimin e vizave për shqiptarët dhe për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE nga Shqipëria. Zoti Buzek shprehu vlerësimet e tij të larta për arritjet dhe sukseset që kishte bërë të mundur qeveria shqiptare në këto vitet e fundit, në implementimin e reformave themelore për integrimin dhe zhvillimin e vendit. Ai i shprehu urimet e tij më të sinqerta Kryeministrit Berisha për rizgjedhjen e tij në këtë post, si dhe pranoi me kënaqësi ftesën që Kryeministri Berisha i drejtoi zotit Buzek për të vizituar Shqipërinë.


17/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›