Kryetarja e Kuvendit takon përfaqësues të projektit të Bundestag-ut gjerman për praktikën ndërkombëtare parlamentare.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në takim përfaqësues të projektit të Bundestag-ut gjerman për praktikën ndërkombëtare parlamentare, kryesuar Dr. Margrit Wetzel, shoqëruar nga Zëvendës Presidenti i Universitetit të Humbold-it, Michael Limscheid dhe zonja Ulrike Handke-Leptien, Drejtore e Departametit të Bundestagut.
Të ardhur në Shqipëri në kuadër të bashkëpunimit me Universitetin prestigjioz të Humbold-it nën patronazhin e Kryetarit të Bundetagut, anëtarët e delegacionit gjerman falënderuan Kryetaren e Kuvendit për angazhimin e saj në këtë projekt shumë të rëndësishëm që i jep mundësi studentëve shqiptarë të kryejnë praktikën në Bundestagun gjerman e më pas të vijnë e të japin përvojën e tyre në Shqipëri.
Kryetarja e Kuvendit i bëri urimet më të mira edhe për zgjedhjet e zhvilluara në Gjermani, duke shprehur bindjen në intensifikimin e bashkëpunimit mes dy parlamenteve por edhe mes dy vendeve.
Duke u ndalur në situatën politike në Shqipëri, Kryetarja e Kuvendit theksoi se Shqipëria, tashmë anëtare e NATO-s, ka paraqitur kërkesën për statusin e vendit kandidat në BE dhe zgjedhjet e fundit u çertifikuan nga vëzhguesit ndërkombëtar si zgjedhje që arritën standardet kryesore të OSBE-ODIHR.
Në stadin ku Shqipëria ka arritur, puna e parlamentit, tha ajo, ka tashmë në fokus përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së.
Kryetarja e Kuvendit theksoi edhe një herë se pjesëmarrja e opozitës në parlament është shumë e rëndësishme për reformat në interest të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Anëtarja e Bundestagut, Wetzel tha se edhe në Gjermani jo të gjithë kanë dalë fitues nga zgjedhjet dhe sigurisht ka të pakënaqur nga rezultati, por ajo që nuk mund të diskutohet është shmagia nga prania e tyre në parlament. Zonja Vetzel shprehu besimin se opozita do të jetë së shpejti në parlament për të realizuar reformat që përshpejtojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Kryetarja e Kuvendit dhe përfaqësuesit e delegacionit gjerman biseduan gjerësisht rreth mundësive që projekti i Bundestagut ofron për rritjen e kapaciteteve administrative me trajnime pranë Bundestag-ut gjerman dhe në mbështetje të të rinjve, në interes të edukimit si dhe plotësimit të njohurive të tyre rreth praktikave europiane.