Rusët rrethojnë Albpetrolin, në garë pas Gazprom futet edhe Russneft
Share
Duket se rusët e kanë marrë shumë seriozisht garën për Albpetrolin. Siç raporton e përditshmja Shqip, në garë përveç gjigandit Gazprom është edhe një tjetër kompani ruse, Russneft. Në të vërtetë në garë është kompania Calik Enerji, e njohur në tregun shqiptar të telekomunikacioneve. Por kjo kompani bashkëpunon ngushtë me Russneft për krijimin e një partneriteti në fushën e tregtisë ndërkombëtare.
Aktualisht Calik transporton rregullisht ngarkesa nafte të Russneft në gjithë anët e botës dhe kryen shitjen e tyre.
Nga ana tjetër kompania serbe Nis, që në bashkëpunim me Gazprom-in rus synon të blejë Albpetrolin, ka nisur verifikimet në terren, për të parë asetet e kompanisë.