Ulen cmimet ne ndertim ne pjesen e pare te 2012-07-14

Viti 2012 duket se është i mbarë për sektorin e ndërtimit. Pas një periudhe të gjatë krize, me rritje kostosh për shkak të shtrenjtimit të lëndëve të para, në tremujorin e parë të këtij viti, ky sektor duket se është lehtësuar disi. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në tremujorin e parë të këtij viti indeksi i kostos së ndërtimit arriti në 100.3% , thënë ndryshe ka një ulje të lehtë prej 0.2 % kundrejt tremujorit të mëparshëm. Ndërkaq grupi që është prekur më shumë nga ulja e çmimeve këtë vit është ai i “materialeve të ndërtimit”, përkatësisht çimentoja, hekuri, materialet elektrike dhe ato sanitare. Kjo për shkak të ulejs së kërkesës si në tregun vendas ashtu edhe në atë të huaj, që ka çuar sot në rënien e çmimeve.
Uljet e çmimeve të materialeve bazë në ndërtim pritet që të sjellin edhe çmimet disi më të ulta në këtë treg.
Ndërtuesit raportojnë se i kanë ulur çmimet deri në 20 për qind me qëllim që të nxiten sa më tepër qytetarët, për blerjen e banesave të reja. Përfaqësues të shoqatës së ndërtuesve janë shprehur se shitjet e apartamenteve janë tkurrur tepër, edhe për arsye se qytetarët mendojnë të kursejnë për të ardhmen në kushtet e përhapjes së një krize ekonomike në Europë. Nga ana tjetër, rritja e kredive me probleme ka bërë që bankat të tregohen doshtrënguara në dhënine e rkedive për arsye banese, duke evituar riskun e moskthimit të kredisë.