A është Gushi “maniaku i Don Boskos”?
30/03/2012 Kapet autori i vrasjes së arkëtares së bankës dhe argjendarit
Fieraku në garsionere, pronar kazinoje e lotoje
Vrasësi i arkëtares e argjendarit, i kapur dje në kryeqytet, mund të jetë “maniaku i Don Boskos”, personazhi që terrorizoi kryeqytetin për disa vite rresht. Lajmi nuk konfirmohet nga burime zyrtare, por të tjera burime policore i thanë gazetës “Metropol” se pas marrjes në pyetje gjatë orëve të natës 37-vjeçari Viktor Gushi ai ka pranuar grabitjet e disa femrave në rrugën “Don Bosko”. Ndërkaq, dje blutë e kryeqytetit më në fund i dhanë fund ankthit të grabitësit serial që akuzohet për dy vrasje dhe 5 grabitje të tjera, duke arrestuar 37-vjeçarin Viktor Gushi. Operacioni i Skuadrës Speciale të Tiranës u finalizua dje rreth orës 20.00 në rrugën “Don Bosko” të kryeqytetit, ku 37-vjeçari nga Patosi i Fierit u kap në garsioneren me qira. Tashmë ai akuzohet për vrasjen e arkëtares së bankës “NBG”, Leonora Kaloçi para 4 ditësh te “Xhamlliku” dhe vrasjen e argjendarit Rrapo Sinanaj në tetor të vitit të kaluar. Policia e kishte pikasur në një dhomë me qira në rrugën “Don Bosko”, pas disa telefonatave në polici, menjëherë pas njoftimit të shpërblimit me 10 mijë euro për informatorët. Gushi u kap me një armë në dorë. Ai jetonte i vetëm, ndërsa kishte ardhur në 2005-ën nga Greqia. Gjatë marrjes në pyetje Gushi i ka pranuar krimet.
Zyrtarët e policisë
Drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj, deklaroi në media se “Nga të dhënat paraprake të gjitha provat e deritanishme të çojnë tek Viktor Gushi si autor i vrasjes së arkëtares, plagosjes së rojes së bankës dhe vrasjes së Rrapo Sinanajt në tetor të 2011. Autori ka pranuar të gjitha krimet, pas ekspertizës balistike të armës, ndërsa po punohet për dokumentimin e të gjitha veprave të tjera penale. Në banesë i janë gjetur doreza dhe maska që i ka përdorur edhe në raste të tjera, ndërkohë që jetonte prej disa vjetësh në Tiranë dhe kishte ardhur nga Greqi në 2005-ën. Gushi kishte një aktivitet loto sporti dhe një kazino”. Nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, tha se i arrestuari ka precedentë të shumtë penalë, pasi është dënuar edhe në Greqi.
“Maniaku i Don Boskos”
“Maniaku i Don Boskos” ishte një nga personazhet që terrorizoi Tiranën për të paktën 2 vite. Goditjet më të shumta ai i pati në vitin 2007, kur në rrugën “Don Bosko” u sulmuan me dhjetëra femra, të cilave u grabiteshin çantat. Policia kreu disa aksione, por nuk u kap ndonjë i dyshuar. Prej asaj kohe në atë rrugë nuk pati më sulme të grabitjeve të çantave të femrave.
Vrasja e argjendarit
Më 21 tetor është vrarë shtetasi Rrapo Sinanaj. 61-vjeçari ndodhej në argjendarinë në pronësi të tij në rrugën “Ferit Xhajko” në Unazë, kur një person i maskuar hyri në dyqan dhe kërkoi paratë. Pasi pronari i argjendarisë e kundërshtoi, duke mos i dhënë sendet e çmuara, vrasësi e qëlloi dy herë me armë dhe e la të vdekur në vend. Për vrasjen e argjendarit Rrapo Sinanaj u arrestua dhe u mbajt në burg për tre muaj një i ri nga Kosova, i dyshuar nga përshkrimet e dëshmitarëve, por ndaj tij nuk u gjetën prova, ndaj u la i lirë.
Vrasja e arkëtares
Më 27 mars arkëtareja bankës “NBG”, 45-vjeçarja Leonora Kaloçi, u qëllua me pistoletë. Roja Skënder Elmazi, 53 vjeç, pati fat më të mirë, pasi grabitësi ia zbrazi plumbin në këmbë. Gjithçka u zhvillua rreth orës 15.20, brenda pak minutash në sheshin pranë “Xhamllikut” në Tiranë. Roja i sigurisë Skënder Elmazi, 53 vjeç është përpjekur të ndalojë personin të hyjë brenda, por pasi qëlloi rojen hajduti arriti të shkonte deri te arkëtarja Leonora Kaloçi, 45 vjeçe, nënë e dy fëmijëve.